I harruar nga Mourinho por i rilindur në pak ndeshje nën drejtimin e Solskjaer, Andreas Pereira është kthyer në një lojtar deçiziv për “Djajtë e Kuq”. Me trajnerin norvegjez, fantazisti ka luajtur 8 ndeshje duke bindur çdo ditë e më shumë drejtuesit të cilët vendosën së fundmi të ushtrojnë të drejtën e rinovimit edhe për një sezon me lojtarin brazilian. Pereiras i skadonte kontrata në fund të sezonit aktual dhe për të mos e humbur me parameter zero klubi vendosi ta mbajë edhe një vit teksa në verë do të përpiqet edhe ta bindë 23-vjeçarin të qëndrojë duke firmosur një kontratë afatgjatë.