Manchester United është favorit për të marrë shërbimet e “yllit” të Lazio, Sergej Milinkovic-Savic gjatë kësaj vere. Jose Mourinho e ka vënë serbin në krye të listës së objektivave dhe ka urdhëruar drejtuesit e klubit të paguajnë 100 milionë euro.
Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, deklaroi në janar se ka refuzuar 70 milionë euro për shërbimet e Milinkovic-Savic, por duket se është i detyruar të pranojë 100 milionë euro, nisur edhe nga dëshira e futbollistit.
Kanë filluar edhe bastet për të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic. 3.5 është koeficienti që ai do të shkojë te Manchester United, Real Madrid e ka koeficientin 5.0, ndërsa Juventus dhe Paris-Saint Germain e kanë koeficientin 6.0
Menaxheri i futbollistit, ish-lojtari Mateja Kezman, deklaroi: “Interesimi për Sergej është shumë i madh. Gjithsesi, Lazio a një ndeshje të rëndësishme të dielën kundër Inter, që do të vendosë fatet e sezonit dhe nuk do të kishte asnjë sens që tani të flasim për merkato. Ai është totalisht i përqendruar te ndeshje e fundit e sezonit.”