Manchester United raportohet se janë gati të paguajnë mbrojtësin Marcos Rojo që të largohet nga klubi. Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i klubit, nuk dëshiron ta shohë lojtarin si pjesë të planeve të tij pas nënshkrimit prej 90 milionë eurosh për mbrojtësin Harry Maguire, nga Leicester City, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta KOHA.
Arritja e anglezit në Old Trafford nënkupton që Djajtë e Kuq tash i kanë shtatë qendër-mbrojtës në ekipin e parë, duke e lënë Rojon tepricë në ekip. Sidoqoftë, argjentinasi i ka edhe 2 vjet në kontratë dhe merr një rrogë prej 130 mijë funtesh në javë.
Rojo është i kërkuar nga ekipe në Itali dhe Spanjë që duan ta huazojnë. United preferon sidoqoftë që ta largojë përfundimisht nga ekipi te ekipi turk i Fenerbahçes.