Nemanja Matic është përforcimi i tretë i Manchester United që ka shpenzuar 45 milionë euro për futbolllistin serb.
“Manchester United ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e Nemanja Matic nga Chelsea me kontratë 3 vjeçare”, shkruan në njoftimin e klubit.
Për blerjen e re ka folur edhe trajneri Jose Mourinho.
“Nemanja është lojtar i Manchester United dhe i Jose Mourinhos. Ai ka gjithçka që duam të ketë një futbollist; lojalitet, vazhdimësi, ambicie dhe lojtar ekipor”, tha portugezi.
Në pozitën e mesfushorit defansiv, Matic pritet të zë vendin e Michael Carrick që tashmë është 36 vjeç.