Shtohen pretendentët për mesfushorin danez Christian Eriksen. Pas Real Madrid, që prej muajsh synon të sjellë në “Bernabeu” 27-vjeçarin, mediat britanike zbulojnë se edhe Manchester United ka hyrë në garë.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar klubit të interesohet për talentin danez, që ka konfirmuar largimin e tij nga Tottenham. Eriksen ka ende edhe një vit kontratë me Spurs, por do të largohet që këtë verë, ndërkohë që pretendentët nuk mungojnë.
Sipas “The Mirror”, skuadra e United e ka vënë në krye të listës së blerjeve mesfushorin danez, pasi e konsideron si të rëndësishëm për skemat e Solskjaer. “Djajtë” synojnë të mbajnë në Premier League lojtarin, duke i bërë një ofertë më të mirë, çka mund të ndryshojë fatin e Eriksen.