United dhe Tottenham në garë për brazilianin Antony

Sulmuesi brazilian Antony është bërë objektiv i dy skuadrave angleze Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Antony ka pasur një vit fantastik me Ajaxin, ku shkëlqeu në kampionatin holandez dhe në arenën evropiane.

22-vjeçari në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë duke ngritur edhe çmimin e tij. E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Advertisements

Tottenham Hotspur dhe Manchester United sipas The Sun janë duke kërkuar transferimin e brazilianit. Ajax është gati ta shes yllin e skuadrës, por për ta lënë të lirë po kërkon rreth 50 milionë euro.