United, Chelsea dhe Tottenhami kontaktojnë Realin për Balen

0

Gjigantët e Ligës Premier janë në kontakt me Real Madridin rreth situatës së Gareth Balet. Shefi i Okdiario Eduardo Inda, duke folur në El Chiringuito, pohoi se uellsiani do të shitet për t’i liruar vendin belgut të Chelseat, Eden Hazard.

Problemet e panjohura të britanikut kanë bërë që zyrtarët madrilen të mendojnë seriozisht të lirohen prej shërbimeve të sulmuesit të krahut.

“Unë tashmë kam zbardhur këtu listën e viktimave të mundshme dhe një që ka më shumë gjasa të largohet është Bale. Lojtar ka luajtur vetëm 45 për qind të ndeshjeve në dispozicion”, tha Inda.

“Ai mund të kishte qenë Topi i Artë nëse nuk do të kishte qenë më shumë në fushat e blerta se sa në duar të mjekëve”.

“Ka oferta për Balen në Angli, të cilët kapin shifrat e 200 milionë eurove pas finales së Kievit. Atë e duan atë (Manchester) United, Tottenham dhe Chelsea, ku ky i fundit mund të ofrojë si shkëmbim edhe Hazardin”, pohoi Inda.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka pasur 143 paraqitje për ‘mbretërit’ dhe ka shënuar 75 gola. 

Comments are closed.