Reparti i mbrojtjes është ai që e shqetëson më së tepërmi Jose Mourinhon, i cili ka “djegur” me radhë të gjithë qendërmbrojtësit si Baily, Lindelof, Smalling e Jones, që nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre.
Portugezi është i bindur se shpëtimin mund ta gjejë nga kampionati italian dhe pikërisht nga qendërmbrojtësi senegalez i Napolit, Koulibaly, për të cilin drejtuesit e Manchester United-it janë gati të ofrojnë shifra stratosferike.
Kështu sipas mediave italiane, për të bindur presidentin e Napolit të heqë dorë nga kartoni i Koulibaly, “Djajtë e kuq” janë gati të ofrojnë plot 100 milionë euro, për të marrë mbrojtësin që në muajin janar.
Natyrisht që kjo shifër do të tundonte këdo, por De Laurentiis do të duhet të mendohet mirë, pasi Koulibaly është ndër të paktët elementë të pazëvendësueshëm në formacionin e Napolit, gjatë sezoneve të fundit.