Manchester United është vënë në lëvizje për të zëvendësuar Romelu Lukaku-n. Sipas “TalkSPORT”, “Djajtë e Kuq” janë gati të bëjnë një ofertë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang.
Ylli i “Topçinjve” ka realizuar 31 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 51 ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar. Ai, bashkë me Mane dhe Salah, ka qenë golashënuesi më i mirë i Premier League 2018/19 me 22 realizime.