Reperi i njohur nga grupi ‘TBA’, Unikkatil, duket se ka vendosur të thyej çdo parashikim të bërë për të e të fillojë organizimin e një turneu nëpër disa shtete të Evropës. Artisti njoftoi përmes profilit të tij në Facebook iniciativën në fjalë si dhe ftoi të gjithë organizatorët e interesuar të kontaktojnë me stafin e tij. Kujtojmë se kjo është hera e parë që artisti organizon një turne të tillë pasi, pasi deri më tani në Evropë, duke përfshirë edhe koncertin e mbajtur në Prishtinë, ai ka zhvilluar vetëm 3 koncerte, atë të vitit 2009 në Zvicër, 2012 në Prishtinë, dhe 2014 përsëri në Zvicër. Fotografia më poshtë tregon planet e artistit gjatë vitit 2017 ku përfshihet edhe një koncert në Shqipëri, hera e parë për Unikkatilin.