Studentët në Shqipëri ka më shumë se një javë që janë duke protestuar.
Studentët kësaj radhe kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i paraqitur kërkesat e tyre, shkruan lajmi.net.
Përmes disa pankartave ata kanë kërkuar plotësimin e tetë kërkesave nga Ministria e Arsimit, pasi vazhdojnë të kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë.
Ata po ashtu kanë përdorur edhe tekstet e reperëve ku nuk kishin si të mungonin ato të Unikkatil.
Për këtë ka reaguar edhe reperi shqiptar me anë të postimit të fundit. “Forca studenta!! Kur fillon politikani me iu frikësu popullit atëherë shteti ecë si duhet!! Mirëpo, mos lejoni parti tjera me rrasë hundën këtu”, janë fjalët e tij.