Shkup, 5 korrik – Uniformat e reja do të jenë tërësisht në harmonizim me Kushtetutën dhe me dekretin e presidentit. Në Marrëveshjen e Prespës kemi periudhë të caktuar të tranzicionit dhe askush nuk pret që punët të ndryshohen brenda natës, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se kur mund të pritet të ndërrohen shenjat dhe të furnizohen uniformat e reja për Armatën prejse mbrëmë presidenti Stevo Pendarovski e nënshkruaji Dekretin për riemërimin e ARM-së.
Procedura e re, siç tha, do të fillojë në pajtim me Dekretin e ri të presidentit dhe për atë do të duhet kohë sipas ligjit.
“Nuk është mirë të tërhiqen procedurat dhe të punohet pa procedura. Atë e treguam në fillim. Mundëm të pranojmë uniforma të cilat nuk do të përgjigjen me standardet dhe me specifikimet, por thamë se me armatë jocilësore edhe deri tani kanë paguar çmim të madh”, tha Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë prezantimit të pajisjes nga trajnimi “Goditje vendosëse”, që është ekspozuar sonte në qendër të Shkupit.
Siç potencoi, nuk janë fokusuar për ndërrim të uniformave në Ditën e Armatës – 18 Gushti, me shikim të asaj që bëhet fjalë për uniforma luftarake, ndërsa jo për zyrtare.