UNICEF thirrje urgjente për 720 mijë fëmijë të Arakanit

Fontaine paralajmëroi se kriza mund të vazhdojë me vite në rast se nuk mund të gjendet zgjidhje duke zbritur në themelet e problemit të Arakanit

28

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të tregojë “përpjekje urgjente” për plotësimin e nevojave të 720 mijë fëmijëve muslimanë të Arakanit për shkak të ngjarjeve të dhunës të cilët vazhdojnë në Mianmar dhe sezonit të ciklonit që po afrohet në Bangladesh. Në raportin e ri të publikuar nga UNICEF, janë përfshirë deklaratat e Drejtorit të Programeve Urgjente të UNICEF, Manuel Fontaine. “Rreth 720 mijë fëmijë të Arakanit janë bllokuar qoftë për ato që jetojnë në kthetrat e dhunës në Mianmar dhe të dëbuar me forcë nga shtëpitë, qoftë ato në gjendje të dëshpëruar për shkak se nuk kanë mundësi të kthehen në kampet e mbipopulluara”, thotë Fontaine. Fontaine paralajmëroi se kriza mund të vazhdojë me vite në rast se nuk mund të gjendet zgjidhje duke zbritur në themelet e problemit të Arakanit.
Sipas raportit në shtetin Arakan ende gjenden 185 fëmijë muslimanë të cilët janë detyruar të ikin tek të afërmit dhe fqinjët për shkak të ngjarjeve të dhunshme dhe të tmerrshme. Ndërsa në kampet në Bangladesh 534 mijë fëmijë të Arakanit të cilët kanë rënë në pozitën e refugjatit për shkak të valëve të detyruara të migrimit më 25 gusht të vitit të kaluar dhe më parë, luftojnë për jetë.
Në raportin të cilin tërhiqet vëmendja në gjendjen e 720 mijë fëmijëve muslimanë të Arakanit për shkak të ngjarjeve të dhunës të cilët vazhdojnë në Mianmar dhe sezonit të ciklonit që po afrohet në Bangladesh, i është bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të tregojë “përpjekje urgjente” për plotësimin e nevojave. Gjithashtu në raport theksohet se gjendja humanitare në kampet mund të përkeqësohet me përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që mund të ndodhin me fillimin e sezonit të ciklonit në Bangladesh në muajin mars, është bërë paralajmërim se si rezultat i kësaj uji i pistë dhe kushtet e këqija të higjienës mund të sjellin sëmundje ngjitëse.
Në raportin e UNICEF-it më tej duke u përsëritur thirrja ndaj qeverisë së Mianmarit që t’i japë fund dhunës ndaj muslimanëve të Arakanit, është theksuar se ka nevojë që muslimanët të mund të lëvizin lirshëm, përsëri të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore, arsimi dhe aktivitetet bujqësore.
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit që kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh që nga 25 gushti për t’u arratisur nga persekutimi dhe masakrat ka arritur në 688 mijë. Mijëra muslimanë të Arakanit janë masakruar si dhe fshatrat e tyre janë djegur plotësisht. Parashikohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike. Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar mbi 350 fshatra.

Comments are closed.