Nju Jork, 25 nëntor – Fondi për fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) në raportin e tij të fundit thekson se 100.000 fëmijë kanë vdekur nga SIDA në vitin 2019, ndërsa pothuajse 320.000 fëmijë dhe adoleshentë janë sapoinfektuar.
Sipas të dhënave, përafërsisht çdo minut e 40 sekonda, një fëmijë apo i ri nën moshën 20 vjeç është infektuar me HIV vitin e kaluar, theksohet në kumtesën e UNICEF-it.
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrieta Fore ka paralajmëruar se pandemia me Kovid-19, e bën më të vështirë luftën kundër SIDA-s.
Sipas UNICEF, për shkak të koronavirusit të ri, fëmijët, adoleshentët dhe gratë shtatzëna në shumë vende nuk kanë qasje të barabartë në shërbimet dhe trajtimet mjekësore.