UNICEF: Gati 100 fëmijë humbën jetën në prill në Ukrainë

UNICEF-i konfirmoi se vetëm në prill ishin vrarë gati 100 fëmijë në Ukrainë. Megjithatë, numrat e vërtetë mund të jenë dukshëm më të lartë, deklaroi një përfaqësues i lartë i UNICEF-it para Këshillit të Sigurisë së KB-së.

“Vetëm në muajin e kaluar, KB-ja ka konfirmuar se janë vrarë gati 100 fëmijë, ndërsa ne besojmë se numrat realë janë shumë më të mëdha”, tha Omar Abdi.

Ai theksoi edhe se “arsimi është gjithashtu nën sulm” dhe se “shkollat vazhdojnë të shfrytëzohen për qëllime ushtarake”.

Advertisements

“Shkollat janë shpëtim për fëmijët, veçanërisht në konflikte. Shkollat janë hapësira të sigurta, me rutina të cilat sigurojnë mbrojte nga lëndimet dhe pamje të normalitetit. Shkollat janë gjithashtu kanale kritike për informacione për rreziqet e pajisjeve shpërthyese vdekjeprurëse. Dhe ato janë lidhje për shërbimet themelore shëndetësore dhe psikosociale”, tha ai.

Abdi tha se të paktën 15 prej 89 shkollave në Ukrainën lindore janë dëmtuar ose shkatërruar.