Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) bëri thirrje në mbrojtje më të mirë për fëmijët migrantë të cilët pa shoqërim i kalojnë kufijtë. Ata paraqesin kategori të veçantë të cenueshme të ekspozuar në eksploatim dhe keqpërdorim.
Në raportin më të ri, Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara, theksoi se 170.000 fëmijë pa shoqërim nga persona të rritur kanë kërkuar azil në Evropë në vitin 2015-2016. Pothuajse të gjithë minorenët të cilët e kanë kaluar Detin Mesdhe nga Libia deri në Itali gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti kanë arritur vetë, qëndron në raportin e UNICEf-it.
Ata bëhen “fis” të personave të cilët kryejnë tregti të paligjshme me njerëz, si dhe forma tjera të keqpërdorimit. UNICEF-i i bëri thirrje grupit G-7 të bëjë më shumë për mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve migrantë, si dhe t’i forcojë përpjekjet me qëllim që t’i mbajë familjet e refugjatëve të bashkuat dhe të sigurojë arsim dhe kujdes shëndetësor për minorenët.