Shkup, 9 nëntor – Të padukshëm për sistemin, pa qasje deri te të drejtat nga fusha e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, deri te arsimi dhe punësimi, persona “fantom” pa dokumente dhe shtetësi në Maqedoni sipas vlerësimeve të UNHCR-së ka pasur të paktën 800, prej të cilëve 300 u është ndihmuar të bëhen anëtare të bashkësisë. Supozohet se numri është më i madh dhe se që ai saktë të konfirmohet dhe pastaj të zgjidhet duhet ngritje e vetëdijes publike që personat e tillë vetë të paraqiten, por edhe ndryshime ligjore që të largohen pengesat administrative dhe t’u ndihmohet ta tejkalojnë problemin. “Ne para tre viteve bëmë hulumtim dhe identifikuam përafërsisht 800 persona të cilët kishin probleme me mungesën e dokumenteve dhe shtetësisë. Arritëm të zgjidhim 300 raste. Duhet ta ngrejmë vetëdijen publike me fushata thelbësore dhe gjithëpërfshirës edhe në këtë mënyrë njerëzit të cilët kanë problem të dalin dhe të kërkojnë ndihmë nëse janë të bindur se kjo ndihmë do t’u jepet. Mendoj se dimë për 800, por jashtë ka njerëz të cilët ballafaqohen me këtë problem” , tha Dag Sigurdson prej UNHCR-së gjatë prezantimit të Raportit #Belong. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dakordohet se nevojitet ngritje e vetëdijes publike për rëndësinë e këtij problemi dhe siç tha nevoja që ata të cilët punojnë në zgjidhjen të jenë të vetëdijshëm për atë çka do të thotë të jesh person pa dokumente në Maqedoni dhe botë. “Këta njerëz nuk kanë qasje në ndonjë të drejtë, ndërsa me këtë i bëjmë më të përjashtuarit nga shoqëria dhe i bëjmë të hyjnë thellë në varfëri. Prandaj, për ne kjo është çështje prioritare, sepse nëse rreziqet sociale gjenerohen në shumë fëmijë në Maqedoni, ata bëhen shfrytëzues potencial social ose qytetarë të cilët do të jetojnë në varfëri të thellë në periudhën e ardhshme”, tha Carovska. Edhe pse nuk jemi institucioni më kompetent dhe më i kualifikuar në aspektin e mbajtjes së evidencës amë apo ndryshimeve të ligjeve, megjithatë, thekson ajo, së bashku me institucionet tjera, do të japim maksimumin sa është e mundur më shpejtë të bëhet plan, të cilat me ligj duhet të ndryshohen. Është e nevojshme, siç thotë Cararovska, të bëhet edhe regjistër i qytetarëve, sepse aktualisht nuk ka numër të saktë se sa njerëz në Maqedoni janë pa dokumente. Duhen të largohen pengesat administrative, sepse, siç theksoi, kjo është teknike, e për këta qytetarë çështje jetësore.