Nju Jork, 19 qershor – Numri i personave të cilët ikin nga luftërat, përndjekjet dhe konfliktet në vitin 2018 arrin mbi 70 milionë që është më i lartë deri tani, thuhet në raportin vjetor të Agjencisë së kombeve të bashkuara për refugjatë (UNHCR).
Në raportin e sotëm të publikuar me titull “Trende globale” UNHCR, thuhet se afërsisht 70.8 milionë njerëz në botë janë shpërngulur dhunshëm që është dyfish më i madh në krahasim prej para 20 vitesh.
Numri prej 79.8 milionë persona i dedikohet tre grupeve kryesore- refugjatë, azilkërkues dhe persona të zhvendosur që janë më shumë- 41.3 milionë njerëz.
Sipas UNHCR-së zgjidhje më e mirë për personat e shpërngulur është kthimi vullnetar i sigurt dhe i dinjitetshëm në shtëpitë e tyre, derisa zgjidhjet e tjera nënkuptojnë integrim në bashkësitë ku janë pranuar ose shpërngulja e tyre në shtete të treta.
Komisari i lartë i KB-së për refugjatë Filip Grandi ka thënë se theksi në zgjidhjen e krizës së refugjatëve duhet të jetë eliminimi i pengesave për kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre.
“Kjo është detyrë e komplikuar për të cilën UNHCR në mënyrë permanente është e angazhuar, por edhe kërkon bashkim të të gjitha vendeve për të mirën e të gjithëve. Kjo është një nga sfidat e mëdha të së sotmes”, ka thënë Grandi.