Tripoli, 9 gusht – UNHCR-ja kumtoi se 105.000 persona janë zhvendosur për shkak të konfliktit rreth kryeqytetit libian, Tripoli.
Në muajin prill armata e vetëshpallur kombëtare libiane nën komandën e Halifa Hiter filloi ofensivë ndaj Tripolit.
UNHCR-ja në tuiter publikoi se ndihma mund të dorëzohet vetëm deri në rreth 2.200 nga 21.000 familje të zhvendosura dhe se personave të zhvendosur ende u është e nevojshme “mbështetje, paqe dhe stabilitet”.
Libia është e përfshirë me jostabilitet politik nga rrëzimi dhe vrasja e ish-liderit Moamer Gadafit në vitin 2011.
Haftar, i cili e kontrollon Libinë lindore, ka mbështetje nga shtetet kyçe arabe, por avancimi i forcave të tij në Tripoli është në ngecje.