Gjenevë, 18 shtator – Komisariati i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNICEF) e paralajmëroi Greqinë se kampi i ri në ishullin Lezbos, i ndërtuar për strehim të mijëra emigrantëve, të cilët javën e kaluar mbetën pa kulm mbi kokë gjatë një zjarri, duhet të jetë i përkohshëm, sepse 157 prej gjithsej 6.000 personave të cilët deri më tani u zhvendosën janë pozitivë në virusin korona.
Qindra azilkërkues, përfshirë edhe pleq dhe fëmijë, sot qëndronin në radhë që të hynë në kamp, i cili ishte ndërtuar shpejtë që ta zëvendësojë kampin Moria, kampin më të madh të emigrantëve në Evropë, para se të digjet më 8 shtator.
Gjashtë afganë janë arrestuar në lidhje me shpërthimin e zjarrit, njoftoi “Gardian”.
Sipas zëdhënëses së UNHCR-së, Shabia Manto, lokacioni i ri për momentin funksionon si strehë për raste urgjente.
UNHCR e mbështet përdorimin e tij si zgjidhje e përkohshme, por paralajmëron se ajo që mund të konsiderohet si adekuate në lidhje me strehimoren dhe shërbimet në kohë të rasteve të jashtëzakonshme nuk korrespondon me zgjidhje afatgjate.
Autoritetet greke së pari duhet ta sqarojnë përdorimin e ardhshëm të lokacionit të ri.
“Ne jemi të gatshëm që të mbështesim diskutime për zgjidhje të mundshme afatgjate, përfshirë edhe vazhdimin e transferimit të sigurt dhe të rregulluar të tokës dhe transferime të mbështetura nga BE-ja”, tha zëdhënësja e UNHCR-së.