Shkup, 8 janar – Qasja e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Konventës për zvogëlimin e numrit të personave pa shtetësi (apatridë) nga viti 1961 është hap i rëndësishëm në përpjekjet globale për dhënien fund të kësaj dukurie, kumtoi Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR), duke potencuar se me këtë numri i përgjithshëm i shteteve nënshkruese të Konventës u rrit në 75.
“Qasja e Maqedonisë së Veriut paraqet zhvillim shumë pozitiv ndaj çrrënjosjes së pashtetësisë”, deklaroi drejtori i Byrosë së UNHCR-së për Evropë, Paskuale Moro.
Maqedonia e Veriut i është bashkangjitur Konventës për zvogëlimin e numrit të personave pa shtetësi nga viti 1961, të premten më 3 janar, që e bën mes vendeve të para që e kanë bërë këtë pas mbledhjes në Gjenevë në tetor të vitit 2019 në Segmentin e nivelit të lartë për persona pa shtetësi, ku u shënua pika qendrore nga fushata dhjetëvjeçare #Belong (I takoj), që është miratuar në vitin 2014 për çrrënjosjen e pashtetësisë deri në vitin 2024.
Rreth 3,9 milionë persona pa shtetësi paraqiten në raportet e 78 vendeve, por UNHCR-ja vlerëson se numri i saktë është mjaftë më i madh.
Ambasada e SHBA-së në vend e ka përshëndetur ratifikimin e Konventës së Organizatës botërore nga ana e autoriteteve në shtet.
“Maqedonia e Veriut është mes vendeve të para që i është bashkangjitur Konventës së KB-së për zvogëlimin e numrit të apatridëve nga viti 1961. Vendi ka ndërmarrë hap të rëndësishëm në luftën kundër pashtetësisë – kur ndonjë person nuk ka shtetësi të asnjë shteti”, qëndron në publikimin në Fejsbuk të Ambasadës amerikane në Shkup.
Maqedonia e Veriut nga viti 1994 është anëtare e Konventës për statusin e personave pa shtetësi nga viti 1954. Qasja e shtetit ndaj dy konventave për pashtetësi sinjalizon angazhim të Qeverisë që t’i mbrojë personat pa shtetësi, siç janë zbrazëtirat në legjislaturën kombëtare.