Strasburg, 31 tetor – Padrejtësia ndaj gazetarëve shtrenjt i kushton të gjithë shoqëritë. Nëntëdhjetë për qind e rasteve të vrasjeve të gazetarëve mbeten të pandëshkuara, tregojnë informatat për vitin 2017, deklaroi sot drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s në largim, Irina Bokova.
Kjo deklaratë vjen në virgjilje të Ditës ndërkombëtare për ndërprerje të mosndëshkimit së krimeve kundër gazetarëve – 2 nëntori.
Midis vitit 2006 dhe 2016, UNESKO regjistroi vrasje të 930 gazetarëve, prej të cilëve 102 janë vetëm në vitin 2016. Të dhënat e fundit të UNESKO-s janë nga Raporti 2017/2018 për trendet botërore në sferën e lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të mediave, i cili pason që të publikohet.
Me rastin e 2 nëntorit, UNESKO së bashku me partnerët e saj filloi fushatë globale në bashkëpunim me mediat nga e gjithë bota, si dhe fushatë në rrjetet sociale #
Në vitin 2013, Asambleja e Përgjithshme e KB-së me rezolutë e caktoi 2 nëntorin për Ditë ndërkombëtare për ndërprerje të mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve. Rezoluta i fton vendet-anëtare të ndërmarrin masa vendimtare për luftë kundër mosndëshkimit të këtij lloji të veprave penale.