Mbi 150 objekte të kulturës janë shkatërruar pjesërisht apo tërësisht gjatë luftës pothuajse katërmujore në Ukrainë, kumtoi sot Organizata për shkencë, arsim dhe kulturë e Kombeve të bashkuara (UNESKO).
“Gjatë luftimeve pjesërisht apo tërësisht janë shkatërruar 152 objekte kulturore, përfshirë 70 objekte fetare, 30 objekte historike, 18 qendra kulturore, 15 përmendore, 12 muze dhe shtatë biblioteka”, ceket në kumtesën e UNESKO-s.
Tre të katërtat e këtyre objekteve të shkatërruara ndodhen në tre rajone të Ukrainës – Donjeck, Harkov dhe Kiev. Kontrollin në terren e kryen ekspertë të UNESKO-s.