Ohër, 6 qershor – Statusi i Ohrit dhe Liqenit të Ohrit si pasuri botërore kulturore dhe natyrore të mbrojtura nga UNESKO nuk është parashtruar në pyetje, por duhet vazhdimisht dhe në tërësi të zbatohen rekomandimet e Komisionit të organizatës botërore kur janë në pyetje projekte të caktuara dhe punë ndërtimore.
Atë e potencoi Sinisha Sheshum, shef i zyrës rajonale të UNESKO-s me seli në Sarajevë në takimin e sotëm “Zbatimi i aksioneve/masave sipas vendimit të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO”-s, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të mbajtur në Ohër, të thirrur me qëllim që të definohen drejtimet e bashkëpunimit të përbashkët të mëtutjeshëm në mbrojtjen dhe zhvillimin e rajonit të Ohrit, sipas standardeve dhe rekomandimeve të UNESKO-s.
Me ç’rast përfaqësuesi i UNESKO-s sqaroi se deri në dhjetor të këtij viti autoritetet e Maqedonisë do të duhet t’i dorëzojnë të gjitha aktivitetet e zbatuara në drejtim të mbrojtjes së Ohrit dhe Liqenit të Ohrit si rajone të mbrojtura të UNESKO-s.
“Bëhet fjalë për tetë rekomandime që deri në atë afat duhet të plotësohen. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për probleme nga urbanizimi tej mase, nga zhvillimi i pakontrolluar, trasat rrugore dhe hekurudhore, resortet e mëdha turistike. Këtu ka probleme me menaxhimin, me dokumentacionin planor. Ekzistojnë probleme por ato nuk janë të pazgjidhura. Ajo që duhet të bëhet është të konfirmohet korniza kohore me strategji dhe plan aksionar për zgjidhjen e problemeve në mënyrë adekuate. Praktikisht të rregullohen të gjitha punët, të vendosen në rend dhe të fillohet prej në zero, prej atje që ne nga UNESKO e kemi vërejtur viteve të fundit është rritja e numrit të faktorëve që pamjaftueshëm ndikojnë ndaj rajoneve të mbrojtura nga UNESKO”, tha Sheshum.
Megjithatë kur kemi të bëjmë me zgjerimin e zonës për mbrojtjen e rajonit të Ohrit dhe të palës shqiptare nga Liqeni i Ohrit, në rrjedhë është procesi i evaluimit në suaza të vetë Organizatës Botërore për Mbrojtjen e vlerave natyrore dhe kulturore.
Ministri i Kulturës Asaf Ademi theksoi se bashkëpunimi me Shqipërinë fqinje është i mirë dhe i suksesshëm në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët, ndërsa këtu është edhe bashkëpunimi në drejtim të shpalljes së pjesës shqiptare nga rajoni më i gjerë i liqenit të Ohrit si pasuri botërore natyrore e mbrojtur nga UNESKO.
Zëvendësministrja e Kulturës së Shqipërisë Valbona Shujaku nga ana e saj sqaroi se autoritetet shtetërore në Tiranë tashmë e kanë përgatitur dosjen me nominim për zgjerimin e lokalitetit të liqenit të Ohrit dhe të anës shqiptare, me pritje se pas ardhjes së Misionit të UNESKO-s të parashikuar për në shtator të këtij viti, gjatë vitit 2019 të marrin përgjigje pozitive në kërkesën për shpallje edhe të pjesës shqiptare nga liqeni për trashëgimi natyrore dhe historike të mbrojtur nga UNESKO.
Deputeti Tomisllav Tuntev, si banor i Ohrit dhe anëtar i grupit joformal të deputetëve “Miqtë e Ohrit nën UNESKO-n” në emër të tij shprehu kënaqësi nga punët e bëra deri tani në këtë periudhë të shkurtër në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit si punë e mirë nga vlera universale e jashtëzakonshme.
“Qeveria e RM-së menjëherë pas ndërmarrjes së pushtetit i ndërpret pesë projektet e diskutueshme që në tërësi ishin arsye që Ohri të fillojë të jetë aktual në UNESKO dhe të vjen në pyetje statusi i tij. Ato projekte tërësisht janë ndërprerë, do të bëhet revizioni i tyre, me siguri do të zbatohet edhe vlerësimi strategjik i ndikimit të atyre projekteve ndaj mjedisit jetësor”, theksoi Tuntev.
Ai përkujtoi se iniciativa e shumicës parlamentare për herë të parë pas shumë viteve është organizuar me debat mbikëqyrës për Ohrin dhe mbrojtjen e trashëgimisë së tij kulturore dhe natyrore.
“Inicojmë ndryshim të ligjit për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit, nga i cili duhet të dalin aktet nënligjore që janë nga kuptimi esencial për mbrojtjen e Ohrit, ndërsa ai është plani për menaxhim me trashëgiminë kulturore, inventari i elementeve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, sjellja e planeve urbanistike për 19 komplekse urbane në rajonin e vjetër të qytetit, vlerësimet strategjike të ndikimeve ndaj mjedisit jetësor. Nga ana tjetër mundohemi si pushtet ligjdhënës të kryejmë presion ndaj pushtetit ekzekutiv të gjithë funksionarët relevant dhe institucionet veprimtaria e të cilëve ka lidhje me trashëgiminë tonë kulturore dhe natyrore, më seriozisht ta marrin punën, ta rrisim vetëdijen te opinioni, që të kuptohet vlera që e ka Ohri jo vetëm për qytetin, por edhe për Republikën e Maqedonisë si pasuri nacionale, por edhe më gjerë si trashëgimi kulturore dhe natyrore”, theksoi Tuntev.