Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Kulturë dhe Shkencë, (UNESCO) ka shtuar në listën e qyteteve kreative edhe 64 qytete të reja. Në një deklaratë të publikuar nga organizata, thuhet se vendosja e qyteteve në këtë listë njeh kratitivitetin e tyre në shtatë fusha: vepra artizanale dhe art popullor, dizajn, film, gastronomi, letërsi, artet mediale dhe muzikë. Qyteti turk i Stambollit është emëruar “Qytet i Dizajnit”, Hatay për “Qytet të Gastronomisë”, ndërsa provinca perëndimore Kutahya “Qytet i veprave artizanale dhe artit popullor”. Numri i përgjithshëm i qyteteve në këtë listë ka shkuar në 180, thotë UNESCO. Në dhjetor të vitit 2015 gastronomia e provincës juglindore të Gaziantep-it, zuri një vend në listën e qyteteve kreative. Rrjeti i Qyteteve Kreative është themeluar në vitin 2004 në mënyrë që të rrisë bashkëpunimin mes qyteteve të cilat kanë një dizajn të theksuar.