“Unë lashë mjekrën të rritej, burri më la mua” (FOTO)

Një grua e cila vendosi të linte mjekrën t’i rritej dhe u braktis nga burri i saj, thotë se ndihet shumë mirë me veten tashmë dhe refuzon që ta heqë.

Mandeep Kaur, nga Punjabi i Indisë, u martua në vitin 2012 me dashurinë e jetës së saj.

Por, kur nisi që të ndryshonte pamjen e saj të jashtme, bashkëshorti e la. Përfundimi i martesës e çoi në depresion, të cilin e kapërceu vetëm falë besimit në Zot.

Advertisements