Ish-bashkëshortja e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Ivana Trump publikoi një libër ku ka shënuar kujtimet e saj, që shkaktoi konflikt me bashkëshorten aktuale të presidentit Trump, Melania Trump. Bashkëshortja e parë e presidentit Trump dhe nëna e 3 fëmijëve të tij, 68 vjeçarja Ivana Trump në programin “Good Morning America” të televizionit ABC bëri prezantimin e librit “Raising Trump” (Rritja e Trumpit)” , ku ka shkruar për kujtimet e saj. Ivana Trump me këtë rast tha:
“Unë mund ta thërras drejtpërdrejt Shtëpinë e Bardhë por nuk dua ta thërras atë (Donald Trump-in) për shkak se aty ndodhet Melania. Nuk dua të shkaktojë ndonjë xhelozi. Sepse unë në të vërtetë jam bashkëshortja e parë e Trumpit. Unë jam ‘First Lady’, në rregull?”. Ajo tha se nuk ka ndonjë dëshirë që të jetojë në Washington dhe se nuk ka pranuar as kërkesën e Republikës Çeke për ambasadore. Ivana Trump edhe në deklaratat e saj për Jim Axelrod në CBS News ka thënë se po mburret më fëmijët e saj nga Trumpi, Donald Jr., Eric dhe Ivanka dhe se kishte vendosur që të shkruajë një libër teksa i shihte ata në fushatën zgjedhore. Ivana Trump theksoi se ishte frymëzuar gjatë vëzhgimit të fëmijëve të saj. Bashkëshortja aktuale e Trumpit dhe nëna e të birit të tij, 47 vjeçarja Melania Trump, iu përgjigj fjalëve të Ivana Trumpit nëpërmjet drejtorit për Komunikim në Shtëpinë e Bardhë, Stephanie Grisham.
“Zonja Trump ka bërë Shtëpinë e Bardhë shtëpi për Trumpin dhe Barron. E do jetesën në Washington DC dhe mburret me rolin e First Lady’s të SHBA-ve. Planifikon që titullin dhe rolin e saj ta shfrytëzojë për t’u ndihmuar fëmijëve, e jo për të shitur libra”, ka thënë Melania Trump. Grisham theksoi se Melania Trump ka vlerësuar fjalët e Ivana Trumpit si “një zhurmë e cila i shërben vetëm vetes dhe e cila është bërë me qëllim të tërheqjes së vëmendjes”. Ivana Trump ishte martuar me Donald Trump në vitin 1977. Çifti është ndarë në vitin 1992, kur kishin 3 fëmijë. Donald Trump në të njëjtin vit u martua me Marla Maples.