Familja mbretërore Britanikë ka marrë një lajm jo të mirë për sa i përket të ardhmes së monarkisë në ishull. Një shtetas amerikan i identifikuar si Allan Evans, pretendon se ai duhet të jetë monarku i ri i Britanisë. Evans ka blerë një hapësirë reklamuese në prestigjiozen britanike Times, ku pretendon se ai është pasardhës i gjakut mbretëror, dhe se pasardhës i mbretëreshës Elisabeta nuk duhet të jetë asnjë nga princat, por ai. Evans pretendon se është pasardhës i mbretit dhe themeluesit të Uellsit, Cunedda Wledig.