Që nga vërshëllima e trefishtë në përfundim të ndeshjes ndaj Chievo, mendja e çdo tifozi zikaltër është zhvendosur në Torino. Fundjavën e ardhshme është në program supersfida kundër Juventus. Një përballje në të cilën skuadra e Luciano Spalletti shkon në cilësinë e kryesueses së klasifikimit të Seria A. Pas disa sezoneve zhgënjyese, veçanërisht i fundit, më në fund Inter mund të fryjë gjoksin përballë kampionëve në fuqi të Italisë dhe të tentojë të dhunojë sërish fortesën bardhezi, sikurse bëri në vitin 2012 Stramaccioni dhe Milito.
“Juventus-Inter do të jetë një ndeshje e luftuar dhe në fund do të fitojë spektakli. Është një ndeshje e paparashikueshme, të cilës i mjafton një shkëndijë për tu ndezur. Do të jetë patjetër e luftuar, askush nuk do të tërheqë këmbën pas, dhe jam i sigurtë që falë VAR (Video Asistenti i Arbitrit) do të fitojë më i forti. Tashmë nuk ka më justifike dhe dyshime. VAR do të ndihmojë spektaklin. Personalisht nuk do të vija bast për një barazim, Inter duhet të shohë gjithmonë për maksimumin”, deklaroi ish-portieri zikaltër, Francesco Toldo, ‘Radio Rai’.
Në përfundim të fjalës së tij, e gjithë vëmendja e Toldos kthehet te Brignoli. Realizimi historik i portierit të Beneventos, që shënoi në minutën e 95’ golin e barazimit 2-2 kundër Milan, për të hipotekuar pikën e parë në Seria A, e ka kujtuar Toldon për bolin e tij në vitin 2002, të shënuar pikërisht kundër Juventusit, kundërshtarit të radhës dhe rivalit të Interit për titullin kampion.
“E gjithë Italia ishte me atë dhe Beneventon, sikur të ishte një fabul futbollistike. Ndjeva një kënaqësi të papërshkrueshme të shihja Brignoli dhe mungesën e futbollit. Goli im? Pati një rrëmujë të frikshme dhe në minutën e fryu Vieri. Isha unë që e godita i fundit, edhe pse golin ia akorduan Vierit, që po luftonte për klasifikimin e golashënuesve. Mua më interesonte vetëm barazim, por në të vërtetë isha unë që shënova golin kundër Juventus”, rrëfeu Toldo.