Enca është këngëtarja nga Shqipëria e cila përveç hiteve që i sjellë tregut muzikor, shumë shpesh di edhe të provokojë.
Ndërsa, së fundi ajo po ‘i akuzon’ kolegët e saj, duke pretenduar që ata inspirohen nga ajo, shkruan gazettametro.net.
‘E kam vërejtur që i inspiroj shumë nga kolegët e mi në këngë, pamje, marketing dhe shoqëri dhe e dini çfarë? Jam shumë krenare që i inspiroj artistët e tjerë’, ka shkruar Enca në një postim në InstaStory.Ndryshe kënga e fundit e Encës është ‘Rendez Vous’, ndërsa së shpejti pritet të publikojë bashkëpunimin ‘Kujt po i han’ me Don Phenom.