Unë besova nënën: I thanë që s’do të ecte kurrë, por ajo u bë kampione e botës në atletikë duke i besuar dikujt

Wilma Rudolph mjekët i kishin thënë se s’do të mund të ecte, por jo edhe nëna e saj e cila besoi shumë në të. Ajo u bë kamipone e botë në atletikë.

“Mjekët më thanë se nuk do të mund të eci kurrë, ndërkohë që nëna më tha që do mundja. Unë besova nënën. Wilma Rudolph, nga një fëmijë me aftësi të kufizuara në atlete kampione bote”, kishte thënë ajo.

Në lojërat olimpike te zhvilluara ne Romë 1960, te cilat ishin të parat që u transmetuan përmes valëve televizive në të gjithë botën, Sprinterja amerikane Wilma Rudolph pushtoi zemrat e publikut me tri medalje ari të fituara garat e 100, 200 dhe 4 X 100 metrave.

Rudolph, e cila kishte vuajtur nga poliomieliti në fëmijëri, ishte një prej 19 fëmijëve, dhe u bë kampione.