Ylli i Romës, Cengiz Under është duke u menduar si pasardhës i mundshëm i Eden Hazardit në rast se belgu vendos për largimin nga Chelsea gjatë verës.
Klubi londinez po përgatitet që t’i vijë një ofertë e Real Madridit për shërbimet e Hazardit dhe tashmë ka filluar kërkimet për pasardhësin e tij.
Turku sivjet ka realizuar në total 12 gola dhe asistime dhe Chelsea është shprehur e gatshme të bëjë ofertë prej 15 milionë eurove për 21-vjeçarin.