Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti ka pësuar një dëmtim të pazakontë për lojtarët e rinj (kërc i liruar). Sipas një burimi brenda klubit katalanas, ky dëmtim pësohet nga futbollistë zakonisht mbi 30-vjeç.
Sipas të njëjtit burim, Umtiti rrezikon të mbyllë edhe karrierën e tij futbollistike, pasi i njëjti dëmtim bëri që legjenda e klubit, Karles Pyjol, të japë dorëheqjen përfundimisht nga futbolli.
Për mediat iberike, është zbuluar se: “Umtiti do të kryejë operacion. Një dëmtim i tillë është shumë i vështirë për tu kaluar dhe do të jetë më fat nëse rikthehet sërish në fushë. Të njëjtin dëmtim pësoi dhe Pyjol kur la futbollin”.