Është një nga aktorët më të mirë turk. Çağatay Ulusoy, i njohur për rolin e Baris në filim ‘Delibal’ është zgjedhur si mashkulli më i mirë i vitit 2016 sipas ‘GQ Türkiye’. Ai ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve, sidomos të vajzave të cilat haptazi po e shprehin ‘çmendurinë’ për të. Kujtojmë që Çağatay së fundmi është i angazhuar me serialin ‘Içerde’, seri kjo mjaft e ndjekur ku ai ka rolin e Sarpit.