Ndeshja ndërmjet dy ekipeve të Beogradit, Vozhdovcit dhe Crvena Zvezdës, kanë rikthyer thirrjet e tifozëve kundër pranimit të Kosovës në UEFA. “Ultrasit” e Crvena Zvezdës kanë thirrur në korr: “UEFA është mafi, Kosova është Serbi”, të cilave thirrje i janë bashkuar edhe tifozët vendas, raporton Zëri.info”. Ata e kanë fyer edhe Federatën e Futbollit të Serbisë, e cila më moti, me urdhër të UEFA-s, e kishte dënuar me para Crvena Zvezdën, pasi tifozët e saj kishin fyer UEFA-n për Kosovën.