Kosova do ta ketë përballë Bullgarinë në ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2020, me ndeshjen që zhvillohet sonte në orën 20:45. Bullgaria njihet për tifozët e saj fanatik dhe ultras të vërtetë, si shumica e popujve në ballkan. Ultrasit bullgarë kanë qëndruar dje në Prizren, aty ku janë njoftuar me bukurit që ka ky qytet.
Nuk dihet saktë numri i tifozëve bullgarë që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ sonte. Kujtojmë se Federata e Bullgarisë i bëri thirrje tifozëve të mos lëvizin larg qendrës së Prishtinës sepse mund të hasin në mina, të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë.