Në Bregdetin e Ulqinit janë bërë përgatitjet për sezonin turistik që sjell në këtë qytet turistëve nga rajoni dhe Europa. Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me operatorët privatë thotë se çdo gjë është gati për një sezon të suksesshëm dhe më cilësor se vitet tjera. Plazhet e Ulqinit janë të njohura për një turizëm të zhvilluar, ku vija bregdetare konsiderohet si zona me potencial më të lartë turistik në Adriatik.