Partitë Shqiptare kanë fituar shumicën e ulëse në Komunën e Ulqinit, duke marrë 19 këshilltarë nga 33 që janë gjithsej. 14 kanë marrë partitë malazeze. Kështu subjektet shqiptare mund të formojnë këshillin pa ndihmën e DPS-it me të cilin ishin në pushtet deri tani. Nëse kësaj i shtojmë edhe 2 këshilltarët e URA-së së Dritan Abazoviqit i cili që gjatë fushatës ka shprehur hapur dëshirën që të ju ndihmojnë subjekteve shqiptare atëherë kemi të bëjmë me një situatë shumë të qartë. Në zgjedhjet e të dielës për komunën e Ulqinit garuan 8 parti dhe 2 koalicione. Partitë politike shqiptare dolën të ndara në 3 lista zgjedhore. Zgjedhjet u monitoruan një numër i madh i vëzhgueseve ndërkombëtarë, vendor dhe përfaqësues të ambasadave në Podgoricë./alsat./