NP Qendra e Kulturës Ulqin në bashkëpunim me Organizatën Turistike – Ulqin si dhe Institutin e Librit – Tiranë, organizon “Panairin e Librit 2018”, gjegjësisht panairin e 18 me radhë.
“Panairi i Librit 2018” do të mbahet në Plazhin e Vogël, gjegjësisht në Shëtitoren e qytetit.
Si risi e Edicionit te 18-të mund të cekët numri i ekspozuesve prej 50 Shtëpive Botuese dhe Librarive ne gjuhën shqipe dhe malazeze.
Ne hapjen solemne do të jenë prezent Ministri i Kulturës së Malit të Zi z. Aleksander Bogdanoviq, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë z. Blendi Klosi si dhe përfaqësues të Institucioneve lokale.