Me ditët e para të vjeshtës, nisin panairet e turizmit. I pari në të cilin do të marrë pjesë Organizata Turistike e Ulqinit dhe kompanitë turistike nga kjo komunë do të mbahet në fillim të tetorit në Novi Sad.
Përndryshe, bëhet fjalë për Panairet ndërkombëtare LORIST, në kuadër të të cilit organizohen panairet e turizmit, gjuetisë dhe peshkimit, ekologjisë dhe sportit.
Cilësinë e Panairit të turizmit je japin takimet ndërkombëtare B2B, konferencat, Hosted Buyer programi dhe tubimet dhe konferencat e tjera profesionale të cilët grumbullojnë ekspertët nga fusha e turizmit dhe ekonomisë.