Inspektorët gjatë kontrollit të rritur në sezonin veror turistik, me qëllim parandalimin e ekonimisë informale në tregun e mallrave, shërbimeve dhe punës, do të kontrollojnë dhënien e faturave fiskale, pagesën e pazarit, punësimin me theks të veçantë me jorezidentët, si dhe realizimin e të drejtave të të punësuarve.
“Theksi i kontrollit të rritur në sezonin veror turistik do të jetë edhe kontrolli i plotësimit të kushteve minimale teknike, kushteve sanitare dhe higjienike, si dhe inspektimi se a është kryer kontrolli shëndetësor i të punësuarve”, thane nga Drejtoria për punë inspektuese.
Siç theksohet, kontrollin e rritur do ta bëjnë inspektorët vendas dhe të angazhuar.
Duke marrë parasysh gjobat e vendosura këto ditë, në Ulqin ai tashmë ka filluar.