Sfilata e dytë internacionale e modës “Ulqin Fashion Nights”, do të mbahet me 15 dhe 16 shtator, mëson Portali Ul-info.
Përgatitjet për këtë manifestim të cilin e organizon “Montenegro Events”, ku themelues janë disa Ulqinak të rinj, praktikisht kanë përfunduar.
Në sfilatë do të prezantohen dhjetë krijues të njohur nga vendi dhe jashtë, ndërsa është paralajmëruar që në këtë eveniment do të jenë të pranishëm një sërë personalitetesh të njohura.
Përkrahës kryesor të këtij manifestimi janë Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike.