Bruto Prodhimi Vendor në tremujorin e dytë të vitit shënon ulje prej 1,8 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara në këtë tremujor rritje më e madhe është shënuar në sektorët Bujqësi, pylltari dhe peshkim prej 4,1 për qind, Tregti me shumicë dhe pakicë, korrigjim i automjeteve motorike dhe motoçikletave, Transport dhe deponim, Objekte për strehim dhe aktivitete të servisit me ushqim prej 3,9 për qind, Informacione dhe komunikime prej 1 për qind dhe aktivitetet financiare dhe aktivitete të sigurimit prej 1 për qind.
Konsumi final i amvisërive, duke i përfshirë edhe institucionet jopërfituese të cilat iu shërbejnë amvisërive, në tremujorin e dytë të vitit 2017 rritet në mënyrë nominale për 6 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e BPV-së arrin 70,7 për qind. Në tremujorin e dytë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale rritet për 16 për qind, ndërsa eksporti i mallrave dhe i shërbimeve shënon rritje në vlerën nominale prej 7,3 për qind.