Sidnei, 5 dhjetor – Gjatë sulmeve terroriste në botë vjet e kanë humbur jetën gjithsej 18.814 persona, që paraqet ulje për 27 për qind lidhur me vitin paraprak, theksohet në raportin e publikuar sot në Institutin për ekonomi dhe paqe të Sidneit.
Në dokumentin e titulluar “Indeksi global i terrorizmit” theksohet se për të tretin viti me radhë shënohet ulje e numrit të viktimave të sulmeve terroriste.
Numri i viktimave gjatë sulmeve terroriste në Evropën Perëndimore është ulur për mbi 50 për qind nga 168 në vitin 2018, në 81 në vitin 2017.
Të dhënat preliminare për vitin 2018 tregojnë se kjo tendencë vazhdon, sepse në Ballkanin perëndimor nga janari e deri në tetor të këtij viti janë regjistruar më pak se 10 viktima nga aktivitetet e terroristëve, theksohet në raportin të përpunuar në bazë të të dhënave të Universitetit në Merilend.
Sipas udhëheqësit të Institutit, Stiv Kilela, të dhënat e tilla janë rezultat i humbjeve ushtarake të grupit terrorist Shteti Islamik (SHI), me çka ai i ka humbur kapacitetet e veta për organizimin e sulmeve.
“Rritja e potencialeve të njësiteve antiterroriste së bashku me shfrytëzimin e teknikave më të mira për ndjekje, gjithashtu kontribuuan për ulje drastike të numrit të viktimave të terrorizmit në Evropë”, shtoi Kilela.
Sipas Institutit, në pesë vende – Afganistan, Irak, Nigeri, Somali dhe Siri, janë regjistruar nga mbi njëmijë viktima në vitin 2017, ndërsa në 19 vende gjatë sulmeve terroriste janë vrarë nga mbi njëqind persona.
Më shumë sulme terroriste vjet ka pasur në Afganistan edhe atë 690, nga të cilat në 434 cak ishin pjesëtarët e forcave policore dhe të armatës, ndërsa në 256 – cak ishin civilë. Në vitin 2016 më shumë sulme terroriste ka pasur në Irak.
SHI-ja edhe në vitin 2017 ishte grupi gjatë sulmeve të të cilit ka pasur më shumë viktima, edhe pse numri i tyre është ulur për 52 për qind.
Sulmi më i përgjakshëm në vitin 2017 është kryer nga ana e grupit somalez Al Shabab, kur gjatë një shpërthimi të auto bombës para një hoteli në Mogadishu e humbën jetën 587 persona. Pas këtij, vijon sulmi i SHI-së ndaj xhamisë në Gadishullin e Sinajit ku e humbën jetën 311 persona, ndërsa 122 mbetën të plagosur.
Në raport theksohet edhe se gjatë vitit 2017 në Amerikën Veriore dhe Evropë shënohet rritje e “terrorizmit ekstrem djathtist politik”, i cili solli deri në vdekjen e 17 personave.