Strumicë, 15 korrik – Ulja e prodhimit në rajonin e Strumicës ka sjellë në rritjen e çmimeve për disa lloje të perimeve. Nga 25 denarë tani një kilogram domate shitet 40 denarë, një kilogram lakër shitet për 3 denarë më shumë kurse trangujt shiten për 20 denarë më shtrenjtë për një kilogram.
Këto çmime në tregjet e pakicës janë shumë më të larta, kështu që domatet shiten edhe 70 denarë për kilogram.
Për çmimet më të larta të perimeve janë ankuar qytetarët por më të lumtur janë tregtarët që kanë thënë se ky çmim i arsyeton harxhimet e tyre dhe shpresojnë se ky trend do të vazhdojë pasi ndryshe ata nuk do të mund as t’i mbulojnë harxhimet.
Shoqata bujqësore në këtë rajon gjithashtu përshëndesin trendin e ri me çmime të arsyeshme duke thënë se kështu mbrohet mundi i punëtorëve të kësaj kulture.
Sipas të dhënave të shoqatave bujqësore dhe sindikatave, prodhimet bujqësore veçanërisht ato të kopshtit, nga ky vit janë ulur. Ky tren vërehet edhe tek prodhimi i domateve, por edhe tek kulturat e tjera. Në krahasim me vitet e tjera sipërfaqet e mbjella me kulturat e kopshtarisë janë ulur për më shumë se 30 për qind. (koha.mk)