Uli Neymar në stol, trajneri Galtier shpjegon arsyet e vendimit

PSG u rikthye te tre pikët në kampionat pas barazimit fundjavën e kaluar me Monaco. Këtë herë, parisienët nuk falën në transfertë teksa mposhtën me rezultatin 0-3, Nantes. Dy gola u shënuan nga Kylian Mbappe dhe një tjetër nga Nuno Mendes teksa protagonist ishte edhe Messi me dy asistë.

Por, ai që mungoi në “festë” ishte Neymar me brazilianin që u aktivizua vetëm në minutën e 63-të kur zëvendësoi Mbappe.

Pas sfidës, trajneri Christophe Galtier shpjegoi edhe vendimin për të ulur në stol 30-vjeçarin ku shpjegoi se i duhet të mendonte edhe për ndeshjen e radhës në Champions League ndaj Juventus.

Advertisements

“Është një periudhë ku po luajmë shumë ndeshje, thuajse në çdo tre apo katër ditë. Futbollistët e kuptojnë se nuk mund të jenë në gjendje të luajnë gjithë kohën nga 95-minuta. Kam folur me lojtarët, edhe në mënyrë individuale ndërsa duhet të kuptojnë që të kenë një sjellje korrekte edhe kur aktivizohen nga stoli”, u shpreh Galtier.