Shkup, 21 shkurt – Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar me autobus janë transportuar 20.796.000 udhëtarë, që është për 3,5 për qind më pak lidhur me periudhën e njëjtë të vitit 2018.
Sipas llojit të transportit, rritje të numrit të udhëtarëve ka vetëm në transportin urban edhe atë për 1,7 për qind, ndërsa ulje për 5,3 për qind ka në transportin periferik, për 24,2 për qind në transportin ndërurban dhe për 24,5 për qind në transportin ndërkombëtar.
Në tremujorin e katërt të vitit 2019, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018, numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtimit në transportin rrugor të udhëtarëve është ulur për 13,2 për qind.
Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të udhëtimit në transportin urban është rritur për 1,1 për qind, derisa në transportin periferik është ulur për 3,4 për qind, në atë ndërurban për 23,3 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar ulja arrin 21,9 për qind.