Gjatë tre javëve të fundit në Kërçovë sipas Qendrës për shëndet publik janë regjistruar vetëm 13 të infektuar me grip sezonal, që paraqet ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur numri i të prekurve ka qenë 32, thotë drejtoresha e Qendrës për shëndet publik në Manastir, Elizabeta Kërstevska në përbërje të së cilës është edhe dega rajonale në Kërçovë.
Kërstevska ka shtuar se të gjithë personat e prekur janë të moshës 15 deri 64 vjeç.
“Në Kërçovë deri në këtë moment kemi vetëm një rast të një personi me fruth, ai person është i moshës 34 vjeç dhe momentalisht gjendet për trajtim në Shkup”, ka thënë Kërstevska.
Nga Qendra për shëndet publik rekomandojnë se edhe krahas kushteve të ndryshueshme kohore, gjendja me gripin sezonal është relativisht e qetë dhe nuk ka të regjistruar numër të madh të të prekurve me grip në territorin e komunës së Kërçovës, edhe pse theksojnë se nevojitet kujdes për shkak të faktit se me fillimin e mësimit mundësia të rritet numri i të infektuarve me grip është i madh.