Strasburg, 2 prill – Sipas raportit për statistikën vjetore penale të Këshillit të Evropës për vitin 2018, të publikuar sot, Maqedonia e Veriut e ndjekë trendin evropian për ulje të shkallës së përgjithshme të të burgosurve. Përderisa në nivel të mbarë Evropës shkalla shënoi ulje për 6,6 për qind në periudhën mes viteve 2016 dhe 2018, duke u nisur prej 109,7 në 102,5 të burgosur në 100.000 banorë, Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve ku ajo shkallë më së shumti ka rënie-9,7 për qind, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Maqedonia e Veriut me 122,3 të burgosur për 100 vende, ndodhet në mesin e tetë vendeve të cilat kanë paraqitur problem të përgjithshëm serioz me stërngarkim në administratat e tyre të burgjeve. Pas Maqedonisë së Veriut pasojnë Rumania (120,5), Franca (116,3), Italia (115,0), Republika e Moldavisë (113,4), Serbia (109,2), Portugalia (105,9) dhe Çekia (105,6). Edhe katër vende kanë pasur dendësi në burgje mbi 100 të burgosur për 100 vende – Greqia (101.0), Austria (100.7), Sllovenia (100.5) dhe Danimarka (100.5)
Vendi ynë është në mesin e vendeve me proporcione më të ulëta të personave të paraburgosur, menjëherë pas Çekisë 8.2 për qind, Maqedonia e Veriut 8.4 për qind, Rumania 8.6, Lituania 9.3, Polonia 9.8 për qind, BeH: Republika Sërbska 11.2 për qind, Anglia dhe Uellsi (Britani e Madhe) 11.4, Bullgaria 12.5 për qind, Spanja (Katalonja) 14.3 për qind, Spanja (administrata shtetërore) 14.4 për qind dhe Gjeorgjia me 14.8 për qind. Në tërësi në Evropë të burgosurit ishin 22,4 për qind nga popullimi i përgjithshëm në burgje. Administrata të burgjeve me proporcione më të larta të personave të paraburgosur ishin Holanda 41,8 për qind, Danimarka 40,5, Zvicra 39,3 për qind, Armenia 36,7, Italia 34,5, Greqia 32,4 për qind, Irlanda Veriore (Britani e Madhe) 32 për qind dhe Franca 29,5 për qind, me përjashtim të vendeve me më pak se 300.000 banorë.
Administrata e burgjeve me popullim më të madh ishte Rusia me 602.176 të burgosur, Britania e Madhe (Anglia dhe Uellsi) me 84.373, Polonia 73.822, Franca me 69.596 dhe Gjermania me 64.193 të burgosur. Numri i të burgosurve më së shumti është ulur në raport me vitin paraprak në Rumani – për 17 për qind, Bullgari – 16.3, Norvegji – 10.1, Letoni 10.1 për qind, Maqedoni e Veriut për 9.5 për qind. Numri i të burgosurve më së shumti është rritur në Islandë +31.5 për qind, Daniamrkë +7.2 për qind, Itali +7.2, Holandë +6.7 dhe Mal të Zi +5.5 për qind, ndërkaq përjashtohen vendet me më pak se 300.000 banorë.
Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve me vdekshmëri më të lartë në burgje – 52,8 raste të vdekjes në 10.000 të burgosur, menjëherë pas Republikës së Moldavisë (55), para Bullgarisë (51.5), Portugalisë (51.3), Rusisë (51), Lituanisë (50), Azerbajxhanit (46.7), Kroacisë (43.9) dhe Britanisë së Madhe (Skocisë) (39). Përndryshe, shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë në burgjet në Evropë në vitin 2017 paraqet 26,3 në 10.000 të burgosur.
Shteti ynë është në vendet me gjatësi më të madhe të dënimeve me burg 20,4 muaj, përderisa mesatarja në Evropë është 8,2 muaj.