Shkup, 11 dhjetor – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në periudhën 2017/2018, numri i përgjithshëm i shfaqjeve të dhëna në teatrot profesionale është ulur për 13,7 për qind, ndërsa numri i spektatorëve është ulur për 2,2 për qind në raport me periudhën 2016/2017. Numri mestar i spektatorëve në një shfaqje arrin 210.
Në periudhën 2017/2018 në raport të periudhës 2016/2017, numri i shfaqjeve të dhëna në teatro profesionale për fëmijë dhe të rinj është rritur për 16,2 për qind, ndërsa për 27,9 për qind është rritur numri i spektatorëve.
Numri i shfaqjeve të dhëna në teatrot amatore është ulur për 45,5 për qind, ndërsa numri i përgjithshëm i spektatorëve është ulur për 51,2 për qind.
Në periudhën 2017/2018, në raport të vitit 29016/2017, numri i koncerteve është rritur, ndërsa numri i spektatorëve në Filarmoni është ulur.
Tek ansambli profesional i këngëve dhe valleve, në periudhën e vitit 2017/2018, në krahasim me vitin 2016/2017 është vërejtur rritje e numrit të shfaqjeve të pavarura (koncerteve) dhe e numrit të spektatorëve, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.